Venezuela është goditur sërish nga një ndërprerje masive e energjisë, duke u zhytur në terr, një gjendje që e bën krizën edhe më dramatike.
Qeveria e Venezuelës ka premtuar se furnizimi me energji elektrike do të mundësohet në “kohën më të shkurtër të mundshme”.
“Të dhënat e para nga hetimi në rajonin e Karona tregojnë se ai është një sulm elektromagnetik mbi hidrocentral”, tha ministri i Informacionit, Jorge Rodriguez.
Energjia elektrike u ndërpre të hënën pasdite dhe të paktën gjysma e shteteve federale mbeti në errësirë.
Kjo është e disata herë që Venezuela zhytet dhe në terr, që nga marsi kur u shfaq dhe fenomeni i ndëprerjes së rrymës. Edhe për këtë u përfol që është një prej armëve për ta rrëzuar Maduron nga pushteti. /tesheshi.com/