Lideri opozitar i Venezuelës Juan Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë “që të rrokin armët dhe të bëjnë puç ushtarak” kundër liderit autoritar Nicolas Maduro.
Ai u pa në bazën e forcave ushtarake, dhe mbrapa tij shiheshin ushtarë. Juan Guaido ka njoftuar se gjendet në “fazën përfundimtare” të përpjekjes së tij për të sjellë fundin e sundimit të Maduros.
Në një video të regjistruar në një bazë të forcave ajrore dhe të publikuar në mediat sociale, ai i bën thirrje ushtrisë që t’a ndihmojë që t’i jap fund “uzurpimit” të pushtetit nga Maduro.
Ndërkohë, qeveria po hedh poshtë përpjekjet se është duke u realizuar grushti shteti. Ushtria deri më tani ka e mbështetur z. Maduro dhe nuk pranoi të mbështeste kundërshtarin e tij Guaido-n, i cili u deklarua president i përkohshëm në janar dhe ka mbështetje nga dhjetra vende, duke përfshirë shumicën e Amerikës Latine dhe Shteteve të Bashkuara. /tesheshi.com/