Numri në rritje i personave të infektuar me koronavirus në Austri po çon në rregulla më të rrepta COVID për personat e pavaksinuar, të cilët, ndër të tjera, së shpejti nuk do të mund të hyjnë në bare apo restorante në disa rajone.
Kjo vlen edhe nëse ata tregojnë një test negativ për koronavirus, u vendos të premten.
Hyrja lejohet vetëm për ata të vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar COVID-19.
Në shumë vende, mbajtja e një maskë FFP2 do të jetë e detyrueshme. Kontrollet do të intensifikohen.
“Ne jemi në prag të hyrjes në një pandemi të pambrojtur dhe të pavaksinuar,” tha kancelari i ri austriak Alexander Schallenberg në fund të javës së kaluar.
“Shpresoj se kjo masë do të dërgojë një sinjal për ata që hezitojnë dhe ka ende shumë,” tha Schallenberg.
Nga 1 nëntori, shumë punonjës do të mund të vijnë në punë vetëm nëse kanë prova se janë vaksinuar ose kanë pasur koronavirus ose nëse kanë një test negativ. /tesheshi.com/