Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendimi: Zyrtarët e lartë të Kosovës, një pagë edhe pas mandatit, ndërsa shumë qytetarë jetojnë në varfëri ekstreme

by te Sheshi
29/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Vendimi: Zyrtarët e lartë të Kosovës, një pagë edhe pas mandatit, ndërsa shumë qytetarë jetojnë në varfëri ekstreme

Nga Bashkim Kastrati

Kabineti qeveritar në Kosovë ka menduar sërish për vetën. Pavarësisht privilegjeve të shumta që i kanë sa janë në poste të larta, ata janë duke krijuar privilegje të reja që do t’i shfrytëzojnë edhe pas mandatit.qeveria

Qeveria e Kosovës miratuar një vendim që edhe pas përfundimit të mandatit, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), do të marrin për një vit 70 për qind të pagës; ndërsa për një periudhë gjashtëmujore, po ashtu 70 për qind të pagës do të gëzojnë edhe zëvendësministrat.

Aktualisht pagat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave rreth 1 mijë e 100 euro (plus mëditjet), që i bie se mbi 700 euro pas përfundimit të mandatit, këta zyrtarë do të përfitojnë në muaj.

Për koincidencë, në ditën kur është marrë ky vendim në të njëjtën mbledhje, qeveria ka miratuar edhe vendimin për rritjen e ndihmës sociale për të varfrit prej 10 deri 30 euro, kurse për zyrtarë të lartë publik mbi 700 euro në muaj.

Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës, varfërinë relative dhe absolute, faktin se një përqindje e madhe e qytetarëve jetojnë me rreth 1 euro në ditë, ky vendim konsiderohet i paarsyeshëm dhe vetëm sa tregon edhe më qartë se këta qeveritarë mendojnë vetëm për xhepin e tyre sa janë në pushtet.

Ky vendim mund të konsiderohet edhe diskriminues sepse bie ndesh me Ligjin e Punës, pasi favorizon një kategori të punonjësve të cilët, edhe ashtu janë të privilegjuar me paga të larta deri sa janë në pushtet.

Gjithashtu ky vendim dëmton edhe buxhetin e Kosovës, pasi që me ato para mund të ndihmoheshin familjet që aktualisht e jetojnë nëpër kontejnerë dhe mezi sigurojnë bukën e gojës.

Kontejneret ku jetojne familjetRaste të tilla ka shumë në Kosovë që nga paslufta. Kujtojmë vetëm tri familjet që jetojnë në kontejnerë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, për të cilat pati raportuar tesheshi.com. Dimri për këto familje do të jetë i vështirë.

Gjithashtu, ka raste të shumta të qytetarëve të të gjitha grupmoshave që janë të prekur me sëmundje të rënda dhe që vdesin për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Shumë nga ata dalin nëpër qytete duke kërkuar para nga qytetarët për shërim. Si duket qeveria nuk mendon për këto raste, por merr vendime të tilla për vete e të cilat kapin shifrat e rreth 1 milion eurove në vit.

Qeveritarëve duhet t’u ulen pagat, dhe mos të marrin as mëditjet e majme

Analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se këto privilegje të paarsyeshme dhe të pakuptueshme duke shpenzuar buxhetin e shtetit apo paratë e taksapaguesve, por jo nga xhepat e qeveritarëve janë absurditeti më i madh i mundshëm, politika nuk duhet të stimulohet por zhvillimi ekonomik.

“Në vend që të zvogëlohen pagat për deputetë në nivel mëditjesh, kjo qeveri paguan privilegje kot dhe pa kurrfarë arsye, shërbimi për qytetarët nuk bëhet me privilegje dhe paga absurde por me shërbim efektiv dhe privilegje minimale me paga në formë mëditjesh, paratë e qytetarëve mund të investohen për të mirën e tyre”, thotë Burjani.

Sipas tij, nuk duhet stimuluar njerëz, grabitës dhe steril për të ofruar rritjen e brutoproduktit nacional dhe duhet orientuar ekskluzivisht nga marrja me biznes e jo politikë koti e fjalë, asnjë shtet demokratik nuk jeton nga fjalët boshe dhe nuk shpenzon para për kategori njerëzish steril, por për zhvillim ekonomik, askush nuk duhet të fale para të taksa paguesve të shtetit.

“Pra, duhet investuar në rritje të brutoproduktit nacional dhe stimuluar prodhuesit në  veprimtari industriale dhe bujqësore, e jo të shpenzosh miliona për paga, mëditje, privilegje koti, duke keqpërdorur taksat që paguan qytetari”, theksoi Burjani.

Populli nuk duhet të heshtë ndaj vendimeve të tilla

Publicisti Faik Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se prej përfundimit të luftës, kjo klasë politike është kujdesur për privilegjet dhe lukset e tyre, duke i krijuar vetes favore të ndryshme, në mënyrë që edhe në këtë formë ta vjedhin dhe zhvatin paranë publike.

“Përveç zhvatjes së parasë publike, korrupsionit dhe krimit të organizuar, prej të cilave janë shndërruar në multimilionerë, këta oligarkë mbajnë edhe nga disa poste publike, nga të cilat marrin paga nga buxheti i Kosovës”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se në një vend të varfër si Kosova, me mbi gjysmën e popullatës të papunë, këta banditë dhe kriminelë, mbajnë të uzurpuara mbi 15 mijë vende të punës në sektorin publiko-shtetëror.

“Prandaj, nga ky pushtet dhe kjo klasë politike mafioze, nuk pritet asgjë e mirë, përpos vjedhjes, plaçkitjes, degradimit dhe shkatërrimit të shtetit. Por fajin e ka populli që po vazhdon akoma të hesht, pavarësisht se këta të pangopur nuk po kanë të ndalur me pisllëqet. Një popull i vetëdijesuar dhe një shoqëri civile që punon për interesa të popullit dhe të shtetit, nuk do ta kishte lënë degradimin e shtetit deri në këtë pikë, por as këto privilegje që këta politikanë të pandërgjegjshëm, po ia krijojnë vetvetes”, u shpreh Krasniqi, duke shtuar se deri sa populli hesht, këta s’do ndalen kurrë, sepse qëllimi dhe synimi i tyre nuk është populli dhe ndërtimi i shtetit, por pushteti, paraja dhe luksi.

Edhe qytetarët shprehen të revoltuar nga vendime të tilla. Ata thonë se qeveritarët po mendojnë vetëm për veten e tyre që t’i shtojnë privilegjet, e jo për popullin e varfër.

“Nuk e di deri ku do me shku kjo qeveri kështu. Këta po mendojnë që edhe pasi të kryejnë mandatin me marrë rrogë pa bërë asgjë. A po ju duken pak këto rroga që i kanë, mëditjet e ndoshta edhe disa prej tyre edhe vjedhin nëpër tenderë. Ka shumë familje që nuk kanë bukë me ngrënë e që s’kanë kulm mbi kokë në këtë dimër. E këto familje kanë edhe fëmijë. A mendojnë me e vu në pozitë të tillë këta ministra që kanë edhe vetë fëmijë e si nuk iu dhimbën fëmijët e të varfëve? Kjo qa paska ndodh është e tepërt. Ne nuk i kemi obligua me i marrë këto poste, vetë po thonë që po duam me marrë përgjegjësi”, u shpreh Agim Gashi. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rama e Nishani bashkë te “Nënë Shqipëri”, por mungon Ilir Meta

Rama e Nishani bashkë te “Nënë Shqipëri”, por mungon Ilir Meta

Nga Ylli PATA: Rënia e Isës në gropën që hapi Albini dhe një rezyme morale e pasluftës

Nga Ylli PATA: Rënia e Isës në gropën që hapi Albini dhe një rezyme morale e pasluftës

Një pemë rekord, me plot 518.838 drita (video)

Një pemë rekord, me plot 518.838 drita (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni