Qeveria italiane ka hedhur poshtë një propozim për të rritur numrin e tifozëve në stadiume për ngjarje të ndryshme sportive, përfshirë futbollin e Serisë A.
Rajonet italiane kanë propozuar që kufiri aktual i 1.000 spektatorëve të rritet në 25 përqind të kapacitetit të stadiumit, gjë që do të lejonte praninë e afër 20,000 tifozëve në stadiume më të mëdha, të tilla si San Siro në Milano dhe Olimpico në Romë.
Por Komiteti i Shkencës Teknike i qeverisë (CTS) tha se një veprim i tillë do të ishte i parakohshëm për shkak të situatës epidemiologjike në lidhje me COVID-19, raporton Reuters.
“CTS beson se kushtet aktuale nuk lejojnë praninë e spektatorëve në ngjarje të jashtme dhe të brendshme në mënyrën e propozuar nga dokumenti i Konferencës së Rajoneve dhe Provincave Autonome”, tha deklarata.
Autoritetet shtojnë se ata do të rishikojnë vendimin e tyre kur të kenë më shumë informacion mbi ndikimin e situatës në lidhje me COVID 19, pasi shkollat të hapen në fillim të këtij muaji. /tesheshi.com/