Kompania me bazë në Zvicër Adienne Pharma & Biotech do të prodhojë vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V në Itali, e cila është marrëveshja e parë për prodhimin e vaksinave ruse në Evropë.
Agjencia italiane e lajmeve Adnkronos, duke cituar burime nga Dhoma Italo-Ruse e Tregtisë, njoftoi se kjo kompani dhe Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF) kishin nënshkruar një marrëveshje prodhimi.
Sipas kontratës, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe është planifikuar të prodhohen 10 milion doza vaksinash deri në fund të vitit.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, njoftoi më 4 mars se ka filluar vlerësimin e vaksinës Sputnik V. /tesheshi.com/