Krimineli i luftës Ratko Mlladiç qau në gjykatë pasi dëgjoi se Dhoma e Apelit e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm.
Vendimi i shkallës së parë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) dënoi Mlladiç me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit në 15 komuna në Bosnjë, rrethim, snajper dhe terrorizim të Sarajevës nga 1992 në 1995, si dhe mbajtje peng të anëtarëve të misionit paqeruajtës të KB gjatë bombardimeve të NATO-s.
Prokuroria e Hagës dhe mbrojtja e Mlladiç gjithashtu apeluan vendimin e shkallës së parë nga 22 nëntori 2017. Ankimi u krye në gusht të vitit të kaluar. /tesheshi.com/