Kreu demokrat Basha reagoi në lidhje me masat e sigurisë së dhëna për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre do qëndrojnë në burg.
Siç dhe pritej, ai i e quajti këtë një padrejtësi dhe tha se duhej reaguar më protesta.
“Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot, ne do të jemi krah tyre, siç ishim edhe sot. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga njerëzit që janë larguar nga ndihma ekonomike. Një popull i bashkuar që do të rezistojë një garanci se kjo diktaturë i ka orët e numëruara”, tha kryedemokrati. /tesheshi.com/