Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendimi i gjykatës që hapi zyrtarisht aferën CEZ, flet Romeo Kara: Ky është vetëm fillimi…

by te Sheshi
20/07/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Vendimi i gjykatës që hapi zyrtarisht aferën CEZ, flet Romeo Kara: Ky është vetëm fillimi…

Ditën e sotme ka ndodhur një kronikë gjyqësore, nga ato që mund të prodhojnë një tërmet të fortë politik dhe institucional në Shqipëri.

Një trup gjykues në Gjykatën e Tiranës ka dënuar kompaninë CEZ-DIA të Kastriot Ismailajt që t’i paguajë kompanisë shtetërore të energjisë OSHE, plot 9.5 milionë euro.

Kjo është një shifër e vogël, krahasuar me humbjet që ka pasuar shteti shqiptar në gropën e madhe të privatizimit të OSHE-së në vitin 2009.

Sa për ilustrim, vetëm për ndërmjetësim, Nuel Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro brenda ditës cash, si shpërblim se ka sjellë çekët në Tiranë.

Por vendimi i sotëm, duke qenë zyrtar, ka vulosur një gjë, edhe pse nuk përbën gjykimin thelbësor të çështjes CEZ-DIA.

Vendimi për të dëmshpërblyer OSHE-në përbën hapin e parë të pranimit zyrtar të abuzimit që ka ndodhur me të ashtuquajturat borxhe që DIA ishte caktuar të merrte nga abonentët dhe t’i kthente në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

Kastriot Ismailaj ndodhet në burg i akuzuar për mashtrim për çështjen e CEZ-DIA por edhe për të tjera, pasi ai hetohet për pastrim parash me anë të kompanive fantazëm of-shore.

Me vendimin e sotëm, çështja ndaj tij, pra e abuzimit të borxheve të CEZ ripap komplet dosjen dhe e kthen procesin “Ismailaj” në gjyqin thelbësor të korrupsionit shqiptar, pasi zbërthen aferën më të madhe të dokumentuar të abuzimit me paratë publike.

Në aferën CEZ ka tre degëzime: privatizimi i CEZ, mbledhja e borxheve dhe më pas largimi i çekëve.

Në të tre elementët e saj janë shfaqur abuzime te dokumentuara nga prokuroria.

Për privatizimin ka një material të gjatë të komisionit parlamentar që u drejtua nga Taulant Balla, i cili e depozitoi dosjen në prokurori.

Thelbi i kësaj dosje është: privatizimi i CEZ u bë me klientelizëm, pasi Shkëlzen Berisha, i biri i kryeministrit ndërhyri për t’ua dhënë çekëve kompaninë shtetërore të energjisë.

Vetë Shkëlzen Berisha nuk ka pranuar të deponojë në komision, por gjithashtu ka mohuar akuzat.

Tjetër element abuzimi është kalimi brenda një dite i 7 milionë eurove cash nga një bankë e nivelit të dytë në duart e Nuel Kalajt, ndërmjetësuesit të çekëve me qeverinë “Berisha”.

Dritan Prifti, ish-ministri i Energjitikës dhe armiku numër 1 i Ilir Metës, ka deklaruar se Kastriot Ismailaj është emëruar si anëtar i bordit të CEZ nga Ilir Meta, kur ky i fundit shkarkoi Dritan Priftin dhe u emërua vetë Ministër i Energjetikës.

Më pas, Meta i jep kompanisë së Kastriot Ismailajt të drejtën për të mbledhur borxhet e CEZ.

Por historia e mbledhjes së këtyre borxheve përbën edhe odisenë më të madhe.

Prokuroria ka akuzuar Ismailajn se një pjesë e mirë e borxheve janë zhdukur, apo janë shtuar në defter borxhe të reja që nuk kanë ekzistuar kurrë, si një mundësi pastrimi parash.

Romeo Kara, ish-juristi i DIA, tashmë akuzatori kryesor për çështjen në fjalë, ka marrë përsipër që të tregojë të vërtetën e tij për sa është në dijeni; ndërsa Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në mbrojtje, edhe pse kërcënimet ndaj jetës së Romeo Karajt dhe familjes së tij bëhen çdo ditë.

Romeo Kara, në një prononcim për tesheshi.com deklaroi se:

“Çështja civile u zhvillua e ndarë nga çështja penale, pavarësisht se ne kërkuam të jemi palë ne ceshtjen penale.

Lidhur me zhvillimin e ceshtjes civile, nuk u kerkua ndonje pezullim nga ana e te paditurit qe eshte edhe i akuzuar njekohesisht.

Gjykata lidhur me kete ceshtje shqyrtoi ne themel padine tone si dhe u bene aktet e nevojshme te ekspertimit.

Ligjerisht gjykata penale nuk i referohet ketij vendimi, por ajo mund ta marre parasysh faktin qe i akuzuari Ismailaj deklarohet me vendim gjykate debitor karshi OSHEE-se.

Mashtrimi parashikohet njekohesisht nga Kodi Civil si dhe nga Kodi Penal, pra ne te vertete te dyja ceshtjet kane lidhje organike me njera-tjetren.

Mashtrimi nga gjykata civile u pranua, keshtu qe ngelet per tu u pranuar edhe nga gjykata penale per te konstatuar fajesine e Ismailajt.

Besoj se gjykata penale do te jete realisht perpara nje presioni te tille, megjithese ajo tashme ka kryer nje numer rekord seancash dhe e njeh mire kete ceshtje.

Civilisht Ismailaj e mori denimin e tij, tani presim ate penal”.

Romeo Kara, ka dorëzuar në ambasadën e SHBA-së në Tiranë dokumentet origjinale të dosjes përpunuar prej tij, duke shprehur rrezikun për jetën. Me ndërhyrjen e amerikanëve qeveria ka kërkuar nga policia që të mbrojë familjen e dëshmitarit, por kjo duhet të bëhet me vendim gjykate që të marrë formën institucionale.

Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka pranuar që të merret në mbrojtje njeriu që ka akuzuar direkt Sali Berishën dhe Ilir Metën për çështjen CEZ.

Ndërsa një gjykatë në Tiranë ka dënuar Karajn për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, në lidhje me akuzën e ndërmjetësimit të Nuel Kalajt dhe fluturimeve të përbashkëta në Pragë të Ismailajt dhe Berishës.

Megjithatë, mësohet se dokumentet e dosjes CEZ, kanë shkuar në zyrën e pastrimit të parave në Bruksel që prej një viti dhe atje e gjithë afera është hetuar më vete. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”
Diplomaci

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë
Bota & Rajoni

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Next Post
“Kumanova” drejt burgut të përjetshëm: luftuan për para apo ideal?

“Kumanova” drejt burgut të përjetshëm: luftuan për para apo ideal?

Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve?

Gjergji (Jorgo) Goro sfidon qeverinë greke: shtetësia shqyrtohet në gjykatë

Gjergji (Jorgo) Goro sfidon qeverinë greke: shtetësia shqyrtohet në gjykatë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni