FSHF ka marrë një vendim të paprecedent deri më sot, duke përjashtuar Kamzën nga Superiorja. Kjo pas dhunë së ushtruar nga arbitrit Eldorian Hamiti gjatë përballjes Kamza – Laçi, pas një penalltie të dhënë në fund të takimit.
Veç përjashtimit, Disiplina e dënon Kamzën edhe me gjobë prej 1 milion lekësh.
Ndëshkimi ka vijuar edhe me presidentin Qarri, i cili u përjashtua për 36 muaj nga çdo aktivitet futbollistik. Kjo është kundërpërgjigja më e fortë e FSHF-së ndaj dhunës në futbollin shqiptar. /tesheshi.com/