Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendi që e ka poshtëruar Rusinë në luftë, para një vendimi historik

Dhe pse nën kërcënim, fqinji verior i agresorit ndaj Ukrainës, pritet të dalë nga neutraliteti

by te Sheshi
10/04/2022
in Europa, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Vendi që e ka poshtëruar Rusinë në luftë, para një vendimi historik

Finlanda po përgatitet për një vendim historik për t’u anëtarësuar në NATO

Ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb beson se kandidatura e Finlandës është e pashmangshme në një kohë kur finlandezët po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë.

Deri në fund të qershorit, Finlanda po përgatitet për një vendimin historik: kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO, në mënyrë që të pengojë agresionin rus, raporton AFP.

Finlanda, një shtet nordik prej 5.5 milionë banorësh, tradicionalisht është anashkaluar në çështjet ushtarake, pjesërisht për të mos provokuar fqinjin e saj lindor, Rusinë, me të cilën ndan një kufi prej 1300 kilometrash.

Megjithatë, agresioni rus i Ukrainës më 24 shkurt dyfishoi mbështetjen e qytetarëve finlandezë për anëtarësimin në NATO nga 30 në 60 për qind, sipas një sërë sondazhesh.

“Kurrë mos e nënvlerësoni kapacitetin e finlandezëve për të marrë vendime të shpejta kur bota po ndryshon”, tha ish-kryeministri finlandez Alexander Stubb.

Stubb, i cili është vetë një përkrahës afatgjatë i anëtarësimit në NATO, tani beson se kandidatura e Finlandës është e pashmangshme në një kohë kur finlandezët po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë.

Parlamenti do të vendosë për kandidaturën

Një raport mbi sigurinë kombëtare, i kërkuar nga qeveria, do t’i paraqitet parlamentit finlandez, Eduskunti, javën e ardhshme për të ndihmuar ligjvënësit të vendosin përpara se të votohet kandidatura.

“Ne do të kemi diskutime shumë të kujdesshme, por nuk do të zgjasin më shumë sesa duhet”, tha kryeministrja Sanna Marin.

Ajo shtoi se debati duhet të përfundojë deri në fund të qershorit.

“Vlerësimi im është se ne do të paraqesim kandidaturën tonë në maj, përpara samitit të NATO-s në qershor në Madrid,” tha Stubb.

Ndryshimi i qëndrimeve

Finlanda shpalli pavarësinë në 1917, pas 150 vjetësh sundim rus, dhe më pas në Luftën e Dytë Botërore ushtria e saj numerikisht shumë më e vogël ndaloi pushtimin sovjetik, duke i shkaktuar humbje të mëdha Ushtrisë së Kuqe.

Konflikti përfundoi me një marrëveshje paqeje, me të cilën Finlanda i dorëzoi disa zona kufitare Bashkimit Sovjetik.

Udhëheqësit finlandezë ranë dakord të qëndronin neutralë gjatë Luftës së Ftohtë në këmbim të garancive të Moskës se nuk do t’i sulmonte ata.

Ky neutralitet i detyruar, për të kënaqur interesat e një fqinji më të fortë, krijoi nocionin “finnizim”.

Finlanda mbeti jashtë aleancës ushtarake transatlantike, por pavarësisht disa shkurtimeve, pas Luftës së Ftohtë ajo u përqendrua në ruajtjen e aftësive mbrojtëse të pajisura mirë.

“Ne jemi në gjendje të mobilizojmë 280,000 deri në 300,000 burra dhe gra brenda pak ditësh,” tha Stubb, duke shtuar se ata gjithashtu kanë 900,000 rezervistë në dispozicion.

Pushtimi rus solli një ndryshim qëndrimi

Javën e kaluar, qeveria finlandeze ra dakord për një rritje prej 40 për qind të buxhetit ushtarak deri në vitin 2026, në mënyrë që të forcojë më tej pozicionin e saj.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë kur bëhet fjalë për politikat tona të sigurisë dhe ato kanë funksionuar deri më tani,” tha Joonas Kontta, një zëdhënës i partisë politike Qendra.

Kontta, 32 vjeç, si shumica e kolegëve të tij parlamentarë, mendonte se anëtarësimi në NATO ishte “diçka që nuk është e nevojshme për momentin” në Finlandë.

Por agesioni rus ka “ndryshuar diçka në Evropë”, e cila nuk mund të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme, tha Kontta, i cili së fundmi njoftoi se tani beson se është koha për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike.

Shumë deputetë gjithashtu kanë paralajmëruar së fundmi ndryshime të ngjashme në qëndrime kur bëhet fjalë për “çështjen e NATO-s” finlandeze, por ka edhe shumë që i mbajnë qëndrimet e tyre për vete dhe presin diskutime më të detajuara.

Pakica kundër NATO-s

Vetëm gjashtë nga 200 ligjvënësit e Finlandës kanë shprehur publikisht pikëpamjet e tyre kundër NATO-s në një sondazh të fundit të kryer nga shërbimi publik YIe, duke përfshirë Marcus Mustajarvi të Aleancës së Majtë.

“Neutraliteti i Finlandës dhe Suedisë ka sjellë stabilitet në të gjithë Evropën veriore,” tha Mustajarvi.

Mustajarvi gjithashtu pyet nëse neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili garanton mbrojtjen e ndërsjellë, do të siguronte vërtet mbrojtje reale në rast të një sulmi.

Në vend të kësaj, ai përmend aftësitë mbrojtëse të Finlandës, të cilat janë “aq të forta sa do ta detyronin Rusinë të merrte parasysh se çfarë çmimi do të paguante nëse sulmonte”.

Mustajarvi, megjithëse ka marrë “të gjitha llojet e reagimeve” nga publiku dhe kolegët deputetë në lidhje me pozicionin e tij, këmbëngul se ai “e ka menduar mirë këtë dhe nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e tij deri tani”.

 Kremlini do ta konsiderojë zgjerimin një provokim

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, lidershipi finlandez ka nisur një seri intensive bisedimesh për të zbuluar opinionin e anëtarëve të tjerë të NATO-s për një kandidaturë të mundshme për anëtarësim.

Finlanda, së bashku me Suedinë, morën një premtim publik nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se dyert e Aleancës mbeten të hapura, dhe mori shprehje mbështetjeje nga anëtarë të shumtë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Turqia.

Por Kremlini ka të ngjarë ta shohë përpjekjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një provokim, pasi zgjerimi i aleancës së udhëhequr nga SHBA në kufijtë e Rusisë është një çështje sigurie e klasit të lartë për autoritetet ruse. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro
Europa

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025
Next Post
Banorët e një vendi që stërviten për sulm rus: “Gati të derdhim gjakun!”

Banorët e një vendi që stërviten për sulm rus: "Gati të derdhim gjakun!"

Kirill, thirrje e re për luftën në Ukrainë

Kirill, thirrje e re për luftën në Ukrainë

Francë: Macron apo Le Pen drejt Elysse-s?

Francë: Macron apo Le Pen drejt Elysse-s?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni