Shumica më e madhe e vendeve të BE-së kanë lobuar fort rikhimin e Iranit në skenën politike ndërkombëtare. Italia për shembul pret të fusë në buxhet 3 miliard euro nga heqja e sanksioneve të Iranit.
Bëhet fjalë për eksportet italiane të cilat kanë kontratat gati. Makinat dhe mekanika është interesi i parë për vendet europiane dhe po zhvillohet një konkurencë e madhe nga Gjermania, Franca dhe Italia se kush të zërë vendin kryesor.
Irani ka shpallur blerjen e 400 aeroplanëve për flotën ajrore dhe kjo ka sjellë një përplasje të madhe brenda vendeve të BE-së. Siç bën të ditur La Repubblica, pas rënies së embargos Italia pritet të përfitojë sasira më të mëdha se 3 miliard euro në vit nga eksporti i makinerive për industrinë por edhe furnizimi me helikopterë për ushtrinë. /tesheshi.com/