Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vëllezërit Kanini: Pas aplikacionit “Smart Tirana”, kemi një ide për të gjithë Shqipërinë

by Te Sheshi
23/07/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Vëllezërit Kanini: Pas aplikacionit “Smart Tirana”, kemi një ide për të gjithë Shqipërinë

Nga Bardha Nergjoni

Para pak vitesh ata fituan disa çmime për një aplikacion për ta bërë Tiranën më të lehtë, më të zgjuar, më smart, dhe sot bashkia e kryeqytetit është duke e materializuar atë. Jonidi dhe Juliani kanë ende ide shumë novatore, por që kërkojnë mbështetje për t’i bërë realitet. Janë dy vëllezër me banim në Tiranë që kanë përfunduar arsimin e tyre në Inxhinieri dhe Teknologji Informacioni, por që vazhdojnë të eksplorojnë për t’ua bërë jetën shqiptarëve më të thjeshtë nëpërmjet teknologjisë. Edhe pse aplikacioni i tyre ishte një risi për të gjithë, ata u bënë të njohur dhe iu ofruan punë të mira nga kompani të njohura dhe institucione shtetërore, por sërish nuk morën asnjë ftesë nga institucionet për të dhënë eksperiencën e tyre mbi këtë aplikacion mjaft interesant. Tashmë janë të punësuar në institucione të ndryshme, Jonidi në një drejtori vartëse të Ministrisë së Inovacionit, ndërsa Juliani në një post të rëndësishëm në Vodafone.
Aplikacioni me të cilin dy vëllezërit Kanini kanë fituar tre çmime, Hackathon Albania, ITC Awards dhe13833358_10206850031755098_173473307_o World of Differences, ua bën jetën më të lehtë banorëve të Tiranës, dhe jo vetëm. Jonidi tregon se ata kanë shumë ide që mund të sjellin risi jo vetëm për Tiranën, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Mbështetja duket pjesa më e vështirë që ata të vazhdojnë të prodhojnë aplikacione për ta bërë qytetarin më smart dhe shumë vende më lehtësisht të aksesueshme. Për eksperiencën e dy vëllezërve flet Jonidi, duke bërë edhe një apel në emër të të gjithë të rinjve me ide, por me pak mundësi për t’i materializuar.

Jonid, si ju erdhi ideja për aplikacionin që pritet të bëhet aktual së shpejti në Tiranë?

Momenti i parë ishte kur vëllai mori vesh për konkursin. Më tha se kishte mendimin të bënim  një aplikacion mbi autobusat, duke bërë një menu kryesore, e cila më pas do të materializohej. Për shkak të kaosit të Tiranës, na duhej të njiheshim me kërkesat e përditshme të qytetarëve, duhet të parashikonim vonesat. Gjithçka u realizua në terren, duke nxjerrë tre intervale të pesë ditëve dhe të fundjavës. Kemi marrë parasysh edhe kërkesat e udhëtarëve. Dhe kështu, nëpërmjet këtij aplikacioni ndërtuam një realitet virtual të një harte që gjeneronte pika grafike, duke bërë llogari për kohën dhe distancën më të afërt për të kursyer edhe para nga qytetarët. Faza e parë kërkoi dy muaj kohë deri në programim.

Me pak fjalë, çfarë ishte ky aplikacion?

Përmbajtja e faqes së parë është e thjeshtë dhe e organizuar në bazë të shërbimeve dhe informacioneve që ky aplikacion i kthen në shërbime praktike. Po në këtë faqe do të gjejmë pesë butonat e shërbimeve 13814638_10206850032875126_526604782_nbazë të tij, ku mund të përmendim: linjat, drejtimet, harta, oraret dhe realitetin virtual. Në shërbimin e parë, që është ai i linjave të autobusëve, afishohen të gjitha linjat e Tiranës të grupuara në varësi të shërbimeve që ofron transporti publik, të distancës së linjës dhe llojit të tij. Aty mund të zgjedhim linjën për të cilën duam informacion, dhe më pas do të hapet një faqe ku afishohen në mënyrë lineare statistika të përgjithshme mbi linjën, si dhe mbi radhitjen e stacioneve të linjave respektive. Shërbimi i dytë është “drejtimet”. Është një nga dy shërbimet më të rëndësishme të aplikacionit. Aty algoritmet apo funksionet përpunojnë të dhënat e stacionit të nisjes, si dhe të atij të mbërritjes.

Si mund ta lehtësojë jetën e qytetarëve ky aplikacion?

Nëse ne duam të lëvizim nëpër Tiranë, ky shërbim tregon edhe rrugën më të thjeshtë, duke bërë të mundur edhe treguesin për të ndryshuar urban. Shërbimi i tretë është harta. Në të afishohen të gjitha stacionet ku autobusët ndalojnë. Shërbimi i katërt është një afishim i të dhënave të orareve të nisjes së autobusëve. Shërbimin e pestë, të fundit dhe jo më pak të rëndësishmin, e kemi quajtur “Realiteti Virtual”. Me anën e kamerës, programi do të zbulojë se ku jeni dhe ku është stacioni më i afërt i autobusit.

Në dhjetor të vitit të kaluar është folur që bashkia e Tiranës po e bën një gjë të tillë. Jeni në dijeni? Jeni ftuar?

E kam dëgjuar edhe unë një gjë të tillë, por ne nuk jemi ftuar dhe nuk jemi në dijeni. Ideja dhe materializimi i parë ishte i yni. Ky aplikacion ishte i realizueshëm, pasi ne kemi punuar në terren, dhe13835596_10206850033075131_72371877_o nuk ka  lidhje me sistemin e adresave apo ndryshimet që i bëhen Tiranës. Mjafton të përditësohen të dhënat dhe aplikacioni është gjithmonë i vlefshëm. Do ishte mirë të ishim pjesë e këtij prezantimi, pse jo edhe e materializimit të këtij aplikacioni që po bën bashkia e Tiranës, por deri tani nuk kemi informacion se çfarë po ndodh.

Aplikacioni nuk u bë funksional edhe pasi ju fituat disa çmime. Ju vjen keq që nuk është aplikuar?

Nuk më duken më të pamundura realizimet, por më shumë më të pamundura më duken ata që i mbështesin këto ide për t’i realizuar. Është e vërtetë që kanë kaluar disa vite nga prezantimi i aplikacionit, por fakti që bashkia e Tiranës e ka marrë dhe është duke e programuar do të thotë që ky aplikacion ka një vlerë të madhe. Ai mund të përdoret në çdo kohë, pasi më së shumti u përket banorëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që e kanë të vështirë të orientohen në kryeqytet. Mund të them se ka studentë, administratë, kompani që punojnë, dhe nëse grupohen mund të japin një impakt më të madh, mund të japin produkte mjaft të mira, që u shërbejnë të gjithëve.

Unë i krijova nga zero, duke dalë në terren, dhe mjafton të udhëtosh vetë, ti shkelësh, të përdoresh teknologjinë, dhe gjërat mund të bëhen më të thjeshta.

Ju ka bërë pesimistë ky fakt?

Nuk jemi pesimistë. Kemi shumë ide, një prej të cilave mund t’i zgjidhë shumë mirë problemet aktuale 13817344_10206850032515117_502368522_nqë kemi për të mbërritur tek vendndodhjet arkeologjike, monumentet e natyrës, infrastrukturën që të çon në çdo kënd të Shqipërisë, por, sigurisht, si të rinj që jemi, kërkojmë mbështetje. Idetë i kemi, dëshirën dhe vullnetin për t’i realizuar po ashtu, mjafton të ndjejmë se ka struktura që na nxisin e na mbështesin për të vazhduar në fushat tona, duke e bërë jetën tonë më të lehtë, Shqipërinë më të aksesueshme për turistët, dhe vendin më të zhvilluar. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Cristiano Ronaldo e cilëson sezonin e lënë pas si më të mirin e karrierës së tij

Cristiano Ronaldo e cilëson sezonin e lënë pas si më të mirin e karrierës së tij

Ja cilët janë pacientët e preferuar të mjekëve

Ja cilët janë pacientët e preferuar të mjekëve

SHENIM/ Kur të flet goja para mendjes: policia gjermane e quan akt i një të çrregulluari mendërisht, presidenti Nishani e quan akt terrorist!!!

SHENIM/ Kur të flet goja para mendjes: policia gjermane e quan akt i një të çrregulluari mendërisht, presidenti Nishani e quan akt terrorist!!!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni