Kandidati për krybashkiak të Tiranës Erjon Veliaj, ka zgjedhur kryeqytetin gjerman si alteregon e tij për Tiranën. Veliaj është pritur në Berlin nga kryetari i bashkisë, Michael Müller.
Ka qenë vetë Veliaj, që ka bërë të ditur këtë takim duke hpërndarë edhe foto. Kandidati i Alencës së Shqipërisë Europiane, Erjon Veliaj, thekson në faqen e tij në tvvitter: “Ishte kënaqësi takimi me Kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller. Mezi pres të bashkëpunojmë me gjermanët në Bashkinë e Tiranës. Veliaj kujton se edhe kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale, Gjermania ka qenë pjesë e ndihmës ndaj tij. “Kuq e Zi në Berlin! Gjermania qe ndihma kryesore në MMSR. Bashkia e Berlinit, partnere kyç për Bashkinë e re Tiranë”, thekson Veliaj në tvvitter. Kreu i bashkisë Berlin Michael Müller është zgjedur vitin e kaluar dhe i përket Partisë Socialdemokrate Gjermane.
/tesheshi.com/