Një vilë përrallore që ka plot histori, por që është shitur për vetëm 1 paund.
Ajo është ndërtuar në vitin 1830 dhe ka shërbyer si gjykatë dhe shtëpi për gjykatësit që prej 1830 deri 46 vjet më parë në Powys County në Angli.
Vitet e fundit ka shërbyer si muze dhe vizitohej nga 11 mijë turistë në vit, por duke qenë se ka nevojë për shërbime që kushtojnë mijëra paund, Këshilli i qytetit e ka nxjerrë në shitje për një vlerë minimale prej 1 paund.
Sigurisht që ajo është blerë menjëherë dhe pronari po merret me rregullimet për ta kthyer atë në një vend të mrekullueshëm, pasi do të mbetet sërish muze./tesheshi.com/