Një i dënuar për krime lufte ka vdekur në burgun e Hagës, duke shënuar të katërtin pas Sllobodan Millosheviçit.
Bëhet fjalë për serbo-boshnjakun, Zdravko Tolimir, i cili ka ndërruar jetë në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Sheveningen të Holandës.
Ky është personi i katërt me kombësi serbe që vdes në bugurgun e Hagës; i pari ishte Miloshviçi
Zdravko Tolimir, ish-zëvendës komandant dhe shefi i Zyrës së Inteligjencës dhe Sigurisë të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republika Srpska, në mënyrë të veçantë, u dënua nga Tribunali i Hagës për gjenocid në Srebrenicë dhe Zhepë në vitin 1995. Dhoma e Apelit e ICTY la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm vitin e kaluar.