Ish-kryeministri i Koresë së Jugut dhe themeluesi i shërbimit sekret të këtij vendi, Kim Jong-pil vdiq në moshën 92-vjeçare.
Informacion mbi vdekjen e tij u konfirmua nga një zyrtar i Universitetit të Sooncunhyang në Seul, Lee Mi-jong.
Në një deklaratë nga Zyra e Presidentit koreanojugor, thuhet se gjurmët që Kim Jong-pil la në historinë moderne politike të Koresë së Jugut nuk do të fshihen lehtë.
Kim, përveç që ishte themeluesi i shërbimit të inteligjencës, shërbeu si Kryeministër i Koresë së Jugut midis viteve 1971 dhe 1975. /tesheshi.com/