Lë këtë botë dhe Kasem Trebeshina. Shkrimtari me një jetë të pazakontë u shua në moshën 91-vjeçare duke lënë pas disa vepra letrare, ku ndonjë dhe u dramatizua, siç ishte “Tiranosauri”. Por më tepër se aktiviteti i tij letrar, ishte ai politik që e bëri të njohur Trebeshinën.
I angazhuar me luftën nw rradhwt e Nacionalçlirimtares, ai do shndërrohej shumë shpejt në njeri anti-regjim duke i shkruar një letër denoncuese edhe Enver Hoxhës. Kaloi një karvan vuajtjesh në burgjet komuniste, dhe u konsiderua si mishërim disidence. Ishte nga ana personazhe të shndërruar nga komunistë në anti-komunistë të betuar, sa në kapërcyell të ’90, nën frymën e lëvizjeve demokratike, u mbajt afër dhe u promovua nga dyshja Rama – Klosi.
Kasem Trebeshina do të mbahet mend për një frazë të tij epistolare, thënë dëshpërimisht në një tubim antikomunist te Akademia e Arteve, ku nuk ju lejua ta merrte fjalën nga Berisha. “Foshnja ka lindur e vdekur!” (për ata që morrën frenat e lëvizjes së Dhjetorit), mësohet t’i ketë thënë Edi Ramës, pasi ky i thotë Berishës se “do flasë Kasemi”, e nga Doktori do merrte përgjigjen: “nuk mbaj përgjegjësi për atë ç’farë do thotë Kasemi”, që çoi më pas vetëshmangien e vetëlargimin e Trebeshinës nga aktivitetet politike. Edhe pse i thyer në moshë, ai bëri sa mundi një jetë aktive, por vetëm duke shkruar. /tesheshi.com/