Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, UÇPMB, Jonuz Musliu, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Frymën e fundit ai e dha në një spital të Turqisë ku po kurohej për t’u mbajtur në jetë, e që nuk mundi.
Kryeu i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanovc e njëherësh kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliu ishte një ndër liderët e politikës shqiptare në Luginë, ndër më të zëshëm. /tesheshi.com/