Semion Rosnefeld, i mbijetuari i fundit nga kampi nazist Sobibor në Poloni, vdiq të hënën në Izrael në moshën 96-vjeçare, njoftoi presidenti i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog.
“Keqardhje për vdekjen e Sienit Rosenfeld, pjesëmarrës në rebelimin në Sobibor, i cili u bë hero në tmerrin e Holokaustit”, tha Herzog.
Rosenfeld jetoi në shtëpinë e Aging Agency të Agjencisë hebraike.
I lindur në Ukrainë, ai ishte dhe ushtar i Ushtrisë së Kuqe. Ndër të tjera, ishte në mesin e pesëdhjetë njerëzve që mbijetuan gjatë një ikjeje nga Sobibori, në fund të vitit 1943, në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Nga kampi fillimisht arritën të shpëtojnë rreth 300 njerëz, por shumica e tyre vdiqën kur ata u arratisën nëpër një fushë të minuar ose u vranë pas kësaj.
Midis majit 1942 dhe verës së vitit 1943, rreth 250,000 hebrenj u zhdukën në Sobibor, kryesisht të ardhur aty nga lindja e Polonisë, Holandës, Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
Rosenfeld mbërriti në kamp si i burgosur lufte. Në kohën e kapjes ai ishte 21 vjeç, dhe pas arratisjes u bashkua me Ushtrinë e Kuqe në betejën për pushtimin e Berlinit.
Ai u shpërngul në Izrael në vitin 1990 nga Ukraina. /tesheshi.com/