Ratko Mlladiç vdiq – ky është lajmi i dhënë jo nga dokushdo, por nga vetë ministrja e Jashtme e Bosnjes, Bisera Turkoviç.
“Ratko Mladiç, një kriminel i dënuar i luftës, vdiq sot në Hagë”, shkroi ajo në Twitter.
Por pak më vonë erdhi përgënjeshtrimi nga Haga, aty ku serbi famëkeq vuan dënimin përjetë.
“Informacion i rremë që Ratko Mladic ka vdekur”, u tha
nga zëdhënësja e gjykatës së Hagës Helena Eggleston.
Orët në vijim pritet të sqarohet e vërteta e lajmit, pasi dhe lajmi i vdekjes është dhënë nga një autoritet i lartë zyrtar. /tesheshi.com/