Abdel Rahim Mohamed, një trajner i njohur në Egjipt, ndërroi jetë teksa po komentonte përballjen e një dite më parë të kombëtares së vendit të tij me Arabinë Saudite.
Sipas mediave të Kajros, ai ndje keq gjatë komentimit në studio televizive, kjo fizikisht, duke u ndjerë njëherësh keq dhe nga paraqitja e dobët në lojë. Ai dha frymën e fundit në spital, dhe siç u tha, kishte marrë një goditje në zemër.
Dyshimet kanë qenë se ai e pasoi pikërisht nga marrazi prej asaj çfarë shikonte në fushë.
Por trajneri i ekipit kombëtar egjiptian, Hector Cuper, i cili shprehu ngushëllimet e tij në një konferencë shtypi pas ndeshjes, tha se shpresuar që humbja me Saudinë nuk është arsyeja e vdekjes të Mohamedit. /tesheshi.com/