Ryan O’Neal, një aktor i njohur amerikan i Hollywood-it, ka vdekur të premten. Ylli i “Love Story” dhe “Peyton Place” është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dhe lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe i biri Patrick.
“Kjo është gjëja më e vështirë që më është dashur të them ndonjëherë, por ja ku jemi. Babai im ndërroi jetë i qetë sot me ekipin e tij të dashur që e mbështeti dhe e donte ashtu siç do ta kishte,” shkroi Patrick.
O’Neal është më i njohur për rolin e tij në filma të shumtë nga vitet 1970. Një prej tyre është “Paper Moon”, një film në të cilin ai luajti me vajzën e tij Tatum.
Në vitin 1970, ai u nominua për një Oskar për rolin e tij në filmin “Love Story” me Ali MacGraw. /tesheshi.com/