Doktoresha Lorna Breen, 49 vjeçe, një mjeke ambulance në një spital të Manhattan, ndërroi jetë e vetëvrarë, njoftoi New York Times.
Babai i saj, Dr. Philip Breen i tha gazetës se ajo po përpiqej të bënte punën e saj dhe kjo e vrau atë. Ajo nuk kishte çrregullime mendore, u infektua me koronavirus, shkoi përsëri në punë dhe pastaj u vetëvra.
Ajo e morri koronavirusin në punë, por u kthye dhjetë ditë pasi u shërua. Spitali e dërgoi atë përsëri në shtëpi, dhe kur babai i saj dëgjoi për herë të fundit prej saj, ajo veproi, e tronditur nga realiteti. Ajo i tha atij se pacientët e infektuar po vdisnin para se të dilnin nga infermiera, dhe se dhjetëra ose qindra prej tyre ishin në spital me pak më shumë se 200 shtretër në Manhattan.
Babai i saj thotë se ajo është viktimë ashtu si të gjithë ata që ndërruan jetë nga koronavirusi. Mediat amerikane raportuan se ajo ishte një besimtare dhe shumë e lidhur me familjen e saj. Një herë në javë, ajo vullnetarisht angazhohej për të ndihmuar të moshuarit. Spitali i saj tha se Dr. Breen ishte heroina që solli idealet më të larta të mjekësisë në departamentin e urgjencës. /tesheshi.com/