Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të SHBA, pasi u mbyt në tentativë për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja.
Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.
Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, kur papritmas rrymat e ujit janë shfaqur duke rrezikuar jetën e fëmijës. Shqitari është hedhur për ta shpëtuar, por pa mundur të vijojë jetën më tej. I ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë. /tesheshi.com/