Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vdekja e vetëvendosësit Astrit Dehari: Sa të sigurta janë burgjet e Kosovës? Ja ç’thonë monitoruesit

by te Sheshi
09/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vdekja e vetëvendosësit Astrit Dehari: Sa të sigurta janë burgjet e Kosovës? Ja ç’thonë monitoruesit

Nga Blendi Gashi

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ditën e shtunë në burgun e Prizrenit në rrethana ende të paqarta, përveç që ka ngjallur reagime të shumta duke kërkuar drejtësi të pavarur për rastin, ka ngritur edhe një shqetësim, atë për gjendjen e sigurisë në burgjet e Kosovës.

Se gjendja në qendrat e paraburgimit në vendin tonë është larg standardeve evropiane, një gjë të tillë është e ditur, por që vijë puna sa të vdesin të rinjtë, derisa janë në masën e dënimit si në kohën e regjimit të Millosheviqit askush nuk e ka besuar.

Veprimtaritë korruptive brenda burgjeve, përdorimi i drogës, futja e telefonave dhe gjësende të ndryshme, tregojnë për gjendjen jo të mirë në burgjet kosovare, për çka edhe vet institucionet gjegjëse kanë pranuar se ndodhin dukuri të tilla.

Por, përkundër dukurive të lartcekura, rasti i vdekjes së Astrit Deharit derisa po qëndronte në burg, ka ngritur alarmin për sigurinë e tyre  duke shtruar pyetjen: sa janë të sigurtë personat që gjenden prapa grilave që dyshohen për vepra të ndryshme korruptive?

Organizatat që monitorojnë burgjet në Kosovë, por edhe ekspert të çështjeve të drejtësisë pranojnë se gjendja e sigurisë në to është në nivelin jo të duhur.

alban-muriqi

“Po sfidohet siguria në burgje”

Alban Muriqi, menagjer i projekteve në organizatën Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), thotë se niveli i sigurisë në institucionet korrektuese (burgjet) të Kosovës nuk është në nivelin e duhur dhe se se siguria shpesh është cënuar kohëve/viteve të fundit.

“Largimi/arratisja e të dënuarve herë pas here dhe incidentet përbrenda institucioneve, duke përfshirë edhe numrin relativisht të lartë të vetëvrasjeve apo vetëlëndimeve janë një dukuri në institucionet korrektuese. Edhe grupe apo njerëz të caktuar / të dënuar apo të paraburgosur me ndikime politike i kanë kontribuar klimës së pasigurise në institucionet korrektuese në përgjithësi”, thotë Muriqi, për tesheshi.com.

Sipas tij, shërbimet jo të mjaftueshme shëndetësore dhe në raste të shpeshta numri i vogël i stafit korrektues e sfidojnë herë pas here sigurinë në burgje.

Muriqi, më tej shton se mungon sistemimi i duhur i të dënuarve në bazë të kritereve sipas veprës penale, rrezikshmërisë; kohëzgjatjes së dënimit; moshës, si dhe shërbimet e shëndetit mendor (psilologjik dhe psikiatrik) nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar kërkesat e shumta.

“Procedurat që garantojnë siguri kundër keqtrajtimit si mekanizmi i ankesave të brendshme apo procedurat disiplinore duke përfshirë masën e vetmisë si ndëshkim nuk janë mirë të rregulluara dhe nuk zbatohen si duhet.
Ka ende ankesa të shumta për trajtim preferencial në bazë të statusit ekonomik, nepotizmit, raporteve ose ndikimeve politike, etj
”, thekson Muriqi.

Ai tregon edhe për shumë probleme që ekzistojnë në burgjet e Kosovës të cilat edhe pas 17 viteve nuk mjaftojnë.

“Informimi mungon për shumë aspekte ligjore të rëndësishme të jetës në burg. Prej më shumë se një vit nuk ofrohet shtypi ditor për të dënuarit siç kërkohet me ligjet në fuqi.  Ka vonesa të theksuara në trajtimin e kërkesave shëndetësore, neglizhencë dhe trajtim jo i barabartë i kërkesave apo nevojave.  Mungojnë programe rehabilitimi apo aktivitete të punës. Niveli i edukimit që ofrohet, veçmas në Qendrën Korrektuese në Lipjan është i cilësisë së ulët dhe përcillet me sfida të vazhdueshme.  Ka raste të keqtrajtimit dhe abuzimit me të dënuarit etj”, thotë Muriqi, për tesheshi.com.

Siguria dhe përkujdesja ndaj të burgosurve mbetet shqetësuese

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se gjendja në burgjet e Kosovës në krahasim me vendet e rajonit është më e mirë dhe disa prej kushteve elementare tashmë janë të plotësuara, megjithatë burgjet në Kosovë mbesin larg plotësimit të standardeve ndërkombëtare. Siguria dhe përkujdesja ndaj të burgosurve mbetet shqetësuese, bazuar në praktikat e shënuara deri më tash.

ehat-miftaraj

“Fakti se edhe përkundër masave që janë ndërmarr për të ngritur sigurinë në burgje, ende raportohen raste të kontrabandës të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme brenda burgjeve, dëshmon për rrezikun dhe për sigurinë individuale të burgosurve.  Rasti i fundit që ndërlidhet me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit, raste të dhunimit të raportuara nga IKD, si dhe shumë raste tjera të arratisjeve spektakulare të personave me rrezikshmëri të lartë ndër vite dëshmojnë së Shërbimi Korrektues i Kosovës, duhet të ri-shikoj qasjen dhe politikat në raport me nivelin e sigurisë në qendra të paraburgimit dhe në qendra korrektuese”, thotë Miftaraj, për tesheshi.com.

Sipas tij, përveç ngritjes së sigurisë në këto qendra, Shërbimi Korrektues duhet të krijoj kushte dhe të bëjë kategorizimin e personave që mbahen në paraburgim apo qendra korrektuese.

“Duhet të ndalet praktika ku të paraburgosurit për dyshimin e kryerjes së veprave penale me rrezikshmëri të ultë dhe të dënuarit që janë në vuajtje të dënimit për krime të rënda, të jenë në dhoma të njejta.
IKD vlerëson se Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet t’i nënshtrohet një reformimi të thellë për t’i përgjigjur nevojave dhe kërkesave ligjore si dhe standardeve ndëkombëtare për të garantuar dhe respektuar me përpikëri të drejtat dhe liritë e personave që privohen nga liria dhe mbahen në këto qendra
”, thotë Miftaraj.

Se burgjet e Kosovës nuk janë ambiente të sigurta, të qeta dhe normale, vlerëson edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se “burgjet e këtij regjimi nuk janë të sigurta veçanërisht për të burgosurit politikë”.

Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), pas vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar që të rritet niveli i sigurisë në qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Rama i gëzohet hapjes së negociatave: ja fruti i reformave

Rama i gëzohet hapjes së negociatave: ja fruti i reformave

Kosova sërish duhet të presë për vizat, Brukseli nuk është bindur akoma

Kosova sërish duhet të presë për vizat, Brukseli nuk është bindur akoma

E ngujon vetën në kafaz derisa të 300 qentë të adoptohen

E ngujon vetën në kafaz derisa të 300 qentë të adoptohen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni