Një kryebashkiak polak ka vdekur pasi u rrëzua nga dritarja e një hoteli në katin e katërt në Sardenja, Itali.
Radosław Grzegorz Ostakiewicz, ishte duke vizituar Cagliari, Sardenja me delegacionin polak, kur u ndesh me vdekjen e tij tragjike duke u rrëzuar nga dritarja e një dhome në Hotel Due Colonne.
Një zëdhënës i policisë së Cagliarit tha se Ostakiewicz ishte ulur në dritare dhe humbi ekuilibrin. Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje dhe nuk ka pasur dhunë, shtoi ai.
44-vjeçari ishte kryebashkiak i Jaworze, një fshat në Poloninë jugore. Banorët thanë se janë të dërrmuar nga ngjarja tragjike.
“Mendimet tona janë me të dashurit e tij, familjen e tij. Nderoni kujtimin e tij”, thuhet në komunikatën e komunës. /tesheshi.com/