Dr. Oksana Leontyeva, një nga ekspertët kryesorë të Ukrainës në trajtimin e fëmijëve me kancer, u vra në një sulm rus në Kiev të hënën, shkruan The Telegraph.
Leontjeva vdiq teksa ngiste makinën e saj në Ohmatdit, spitali më i mirë i fëmijëve në Kiev, ku ajo kishte transplantuar palcën e eshtrave tek fëmijët me kancer për 11 vjet.
Ohmatdit tha se kirurgu u vra kur rusët qëlluan me raketa në një bulevard të ngarkuar në qendër të qytetit.
Para se të shkonte në punë, doktoresha e çoi në kopësht djalin e saj Grishën 5-vjeçar. Spitali i fëmijëve shtoi se Leontjeva “ishte me nxitim për të parë pacientët e saj”.
Rusët kryen sulmin me raketa pasi Ura e Kerçit, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, shpërtheu në fund të javës së kaluar. /tesheshi.com/