Një vajzë 7-vjeçare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit, por ende nuk ka një version përfundimtar se kush qe shkaku që çoi në ndaljen përfundimtare të zemrës për vogëlushen Amelia Sheqi.
Në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se po hetohet nëse vdekja ka ardhur nga gripi stinor.
Për me tepër, ne deklaratë u dilet në mbrojtje mjekevë, si për t’i dalë para akuzave që ngrihen ndaj tyre në të tilla raste.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë.
Nga ana tjetër, në deklaratë bëhet thirrje për mos neglizhim të shenjave gripale kur ato shfaqen, si dhe vaksinimin e domosdoshëm. /tesheshi.com/