Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vdekja e Muhammad Ali: dikur e pyetën sesi donte që ta mbanin mend…

by te Sheshi
04/06/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Vdekja e Muhammad Ali: dikur e pyetën sesi donte që ta mbanin mend…

E gjithë bota, një fashë orare pas tjetrës, u zgjua të shtunën për të marrë vesh se do të ishte dita e parë në 74 vjet pa Muhammad Ali mes tyre. Edhe pse lajmi nuk ishte surprizë, vdekja e kampionit të peshave të rënda nga një komplikacion i sëmundjes së Parkinsonit, la një boshllëk nga ata që nuk mbushen me fjalë.

“Nuk do të donit të jetonit pa Muhammad Ali”, shkroi një komentator në mbulimin e lajmit. “Eshtë e tmerrshme”.

“Trishtimi – shkroi legjenda e futbollit Pele në një postim – është e pambarim”.

Ali u shtrua në spital me probleme me frymëmarrjen dhe ndërroi jetë një ditë më pas.

Vdekja e tij u përcoll si ajo e një kreu shteti, që në një farë mënyre, ai ishte vërtet. Ndeshjet e tij klasike në Zaire, Filipine, Japoni, Angli, Malajzi dhe Gjermani ishin ngjarje botërore në ditët përpara se interneti ta bënte çdo gjë një event global. Një figurë që tejkaloi kufijtë si të sportit ashtu edhe ato gjeografikë, ai mund të ketë qenë ambasadori më i mirë që Amerika mund të kishte punësuar ndonjëherë.

“Muhammad Ali tronditi botën. Dhe bota është më e mirë prej tij. Ne të gjithë jemi më të mirë nga kjo”, tha presidenti Obama në një deklaratë. “Mishel dhe unë i dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes dhe lutemi që luftëtari më i madh prej të gjithëve të prehet më në fund në paqe”.

Ish-presidenti Bill Clinton shkroi mes të tjerash: “Ne e pamë atë të rritej nga vetëbesimi rinor dhe suksesi drejt një burrërimi plot me besim fetar dhe politik që e bënë atë të merrte vendime të vështira e të jetonte me pasojat. Përgjatë rrugës e pamë kurajoz në ring, duke frymëzuar të rinjtë dhe të dhembshur ndaj atyre në nevojë, të fortë dhe me humor edhe kur mbante peshën e sëmundjes”.

Kryeministri David Cameron shkroi: Muhammad Ali nuk ishte vetëm kampion në ring – ai ishte kampion i të drejtave civile dhe një model për kaq shumë njerëz.

Sportisti i NBA, Kareem Abdul-Jabbar shkroi në Facebook, natën e vdekjes: Sot ne ulim kokat për humbjen e një njeriu që bëri aq shumë për Amerikën. Nesër ne do të ngremë kokën sërish për të kujtuar trimërinë e tij, guximin. Sakrificat  e tij për hir të komunitetit dhe vendit jetojnë në pjesën më të mirë të secilit prej nesh”.

Paul McCartney, një nga të paktët që mund të krahasohet në popullaritet me Ali, shkroi në një postim: E doja atë njeri… përveç se ishte boksieri më i madh, ai ishte i bukur, një njeri i butë dhe me një sens humori madhështor”.

Në qyteti e lindjes së Ali, Louisville, flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë, dhe kanë nisur përgatitjet për funeralin.

Atje ku fjalët nuk arrijnë të japin kuptimin, njerëz nga të gjitha origjinat postojnë foto e video. E gjithë bota po i bën homazhe legjendës së boksit dhe të drejtave civile.

Në kujtimet e publikuara në vitin 2014, “Shpirti i një fluture: reflektime mbi udhëtimin e jetës” – një bashkëpunim me vajzën e tij Hana Yasmeen Ali, Ali i përgjigjet pyetjes sesi do të donte që ta kujtonin pas vdekjes:

“Do të doja të më kujtonin si njeriu që fitoi titullin e peshave të rënda tre herë, që ishte me humor dhe që i trajtoi ndershmërisht të gjithë. Si një njeri që nuk i ka nga poshtë-lart ata që e shikonin nga lart poshtë,  dhe që ndihmoi sa më shumë njerëz që mundi. Si një njeri që qëndroi fort për besimet e tij pavarësisht pasojave. Si një njeri që u përpoq të bashkonte të gjithë njerëzit rreth besimit dhe dashurisë. Dhe nëse e gjitha kjo është shumë, atëherë ma merr mendja se do të vendos të më kujtojnë si një boksier të madh që u bë lider dhe kampion i popullit të vet. Dhe nuk do më mbetej qejfi nëse gjindja do të harronte sa i bukur kam qenë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Jamie Vardy pranë Arsenalit

Jamie Vardy pranë Arsenalit

Një polic për t’u marrë shembull: ja si vepron me fëmijën kur bie shi (foto)

Një polic për t’u marrë shembull: ja si vepron me fëmijën kur bie shi (foto)

A do të jepet mësim arabishtja në shkollat fillore në Francë?

A do të jepet mësim arabishtja në shkollat fillore në Francë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni