Policia britanike kanë arrestuar një burrë 64-vjeçar lidhur me vdekjen e futbollistit Emiliano Sala. Detektivët që po hetojnë rrëzimin e aeroplanit të tij thanë se kishin arrestuar një person mbi “dyshimin për vrasje”.
“Si pjesë e këtij hetimi shqyrtuam nëse ka prova për ndonjë dyshim të kriminalitetit dhe si rezultat i hetimeve tona, arrestuam një burrë 64-vjeçar nga zona e Yorkshire, me dyshim të vrasjes, thanë autoritetet hetuese.
Sulmuesi argjentinas ishte në rrugë të mbarë nga Nantes në Cardiff, për të filluar një kapitull të ri në karrierën e tij. Por gjithçka mori fund kur avioni njëmotorësh Piper Malibu u rrëzua në Kanalin Anglez. Trupi Sala u gjet në Portland Port në Dorset në muajin shkurt pas disa javësh kërkime. /tesheshi.com/