Një blogere e cila u bë milionere që në moshën 15-vjeçare, vdiq në një aksident automobilistik në Bali të Indonezisë.
Ajo ishte 18 vjeçe.
Bëhet fjalë për rusen Anastasia Tropitsel, e cila u aksidentua me një motor Kawasaki në ishullin e njohur indonezian.
Miku i saj, Viktor Maydanovich, 30 vjeç, i cili ishte duke hipur në një tjetër motor ngjitur me të, tha se motorri i saj filloi të lëkundet me një shpejtësi prej rreth 95 kilometra në orë. Ajo humbi kontrollin dhe u rrëzua.
Anastasia ka qenë blogere që kur ishte 12 vjeç dhe u bë milionere në moshën 15 vjeçe. Ajo kishte 1.2 milion ndjekës në Instagram, dhe shumë tani janë duke i thënë lamtumirën e saj. Pas lajmit të trishtuar, në profilin e saj u shfaq një mesazh lamtumire nga e ëma, e cila ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur.
Emri i vërtetë i saj qe Anastasia Zubrina. Për blerjen e Kawasakit Ninja 250, nga i cili i erdhi vdekja, ajo qe grindur dhe me babanë, madje publikisht, pasi ai, një mjek në profesion, e paralajmëroi atë se suksesi në internet po i shndërrohej në një dështim, raporton Daily Mail.
“Biznesi juaj po prishet”, i tha babai i saj. “Ekipi yt thjesht po argëtohet me shpenzimet tuaja. Ju nuk jeni duke përfunduar projektet tuaja të reja … Nuk është e këndshme ta dëgjoni këtë që po iu them, por shpresoj se do të jetë e dobishme,” i tha ai asaj.
“Ju duhet të filloni të punoni nëse doni të jetoni mirë”, këmbëngulte ai. /tesheshi.com/