Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur qëndrim ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e dyshuar të aktivistit Astrit Dehari. Deputetët e VV janë vendosur përpara foltores duke mbajtur në dorë një parullë ku shkruhet “Drejtësi”.
VV kërkoi që kjo çështje të futet në seancën e sotme. Kërkesa e Vetëvendosjes u mbështet nga 25 deputet, 16 votuan kundër ndërsa 4 të tjerë abstenuan.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, edhe AAK e NISMA, në shenjë proteste bojkotuan vazhdimin e seancës./tesheshi.com/