Familja Dehari ka caktuar mjekun Besim Ymaj nga Shqipëria si eksperti që do të jetë prezent në obduksionin e djalit të tyre të ndjerë Astrit Deharit.
Lajmi është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi, i cili e përfaqëson ligjërisht familjen Dehari. Mësohet se familja Dehari është në pritje edhe të një eksperti britanik.
Obduksioni i ish aktivistit të VV-së pritet të bëhet sot.
Astrit Dehari vdiq ditë më parë përderisa po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, ndërsa nuk është sqaruar ende asgjë rreth vdekjes së tij./tesheshi.com/