Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vdekja e Almirit 4-vjeçar, shqiptarët e Maqedonisë mbyten nga dëshpërimi: tani po na vrasin dhe fëmijët

by te Sheshi
02/07/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Vdekja e Almirit 4-vjeçar, shqiptarët e Maqedonisë mbyten nga dëshpërimi: tani po na vrasin dhe fëmijët

Nga Mensur Krasniqi

Almiri me familjen në iftar
Almiri me familjen në iftar

Vdekja e djeshme e Almirit 4-vjeçar nga Kumanova ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Ky fëmijë ndërroi jetë pas një zënke banale të ditëve më parë ndërmjet prindit të vet dhe një maqedonasi, në spitalin shtetëror të Kumanovës. Nga inati pse babai i Almirit në shenjë respekti i kishte lëshuar radhën një rasti urgjent në spital, ka filluar zënka verbale ndërmjet maqedonasit dhe atij, me ç’rast ky i fundit i nervikosur ka pritur në dalje të spitalit dhe është vërsulur me makinën e tij në drejtim të familjes shqiptare me tentativë për t’i shtypur. Nga ky sulm, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa djali tyre Almiri akoma më shumë, duke u dërguar në Klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetën. Dhe dje, djaloshi i pafajshëm 4-vjeçar nuk arriti të vijojë jetën nga goditja e rëndë që kishte marrë prej maqedonasit të tërbuar.

Ky rast ka lënduar rëndë gjithë shqiptarët në Maqedoni, ku nuk ka syresh që të paktën nuk ka shkruar ndonjë status në rrjetin social facebook për vdekjen e vogëlushit nga Kumanova.  Në asnjërin nga komentet e tyre nuk mungojnë uratat për parajsë të Almirit dhe ngushëllime për familjen e tij. Ndërsa nga kritikat e qytetarëve nuk kanë shpëtuar si politikanët shqiptarë ashtu edhe ata maqedonas të cilët gjithmonë shtiren se thërrasin në bashkëjetesë ndëretnike, mirëpo asnjëra prej tyre nuk shprehë të paktën ngushëllim për familjen e viktimës.

Tragjedi tjetër sipas qytetarëve shqiptarë paraqet fakti se asnjë nga mediumet maqedonase nuk ka publikuar lajmin për rastin tragjik, vetëm se viktima është shqiptar, ndërsa vrasësi maqedonas.

Bekim Berisha- qytetar: Deri kur mendoni të heshtni o politikanë?

bekim berisha

“I vranë dy shqiptarë në Gostivar. Dogjën prona të shqiptarëve në Gjorçe Petrov. Rrahën dhjetëra fëmijë shqiptarë. Së fundmi e vranë edhe një katërvjeçar në Kumanovë. Deri kur mendoni të heshtni o politikanë? Zoti ju sjelltë atë që e meritoni! As më pak e as më shumë, as më mirë e as më keq, VETËM ATË QË E MERITONI!!!”, ka shkruar Bekim Berisha në facebook.

Hadi Osmani, analist: LSDM si VMRO, ultranacionalistë, nuk dhanë ngushëllime për familjen e viktimës

hadi osmani

“Vdekja e fëmijës nga Kumanova përveç se është një tragjedi e madhe po tregon edhe një anë tjetër të realitetit të errët. E para punës tregon pozitën inferiore, anashkaluese, nënçmuese të shqiptarëve të cilët cilësohen si tepricë dhe e dyta tregon edhe mos interesimin e partive opozitare maqedonase për shqiptarët në veçanti. Për të treguar se janë ndryshe nga ultra nacionalistēt e VMRO ata duhet që të dalin publikisht në krahë të kësaj familje e cila u detyrua të dhunohet vetëm se pse është shqiptare. Ngushëllime për familjarët dhe popullin tonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Hadi Osmani.

Arijanit Xhaferi, kreu i OJQ “Eco Guerilla”: Ky vrasës nuk e meriton të shohë dritën e lirisë kurrë në jetën e tij

arianit xhaferi

“Në këtë Natë të Madhe, drejt jetës së përtejme në takim me Krijuesin udhëton shpirti i një fëmije 4-vjeçar që ka rënë viktimë e urrejtjes shtazarake ndaj “tjetrit”, ndaj atij që flet tjetër gjuhë, ka tjetër kulturë, beson ndryshe. Viktimë e urrejtjes që nuk le pa përfshirë as fëmijët 4-vjeçarë.  Unë jam prind dhe nuk mund as ta imagjinoj dhimbjen që kanë prindërit e këtij engjëlli të vogël, sepse një lëndim i vogël i birit tim gjatë lojës më dhemb shumë, kështu që s’do them se e kuptoj dhimbjen e tyre. Nuk e kuptoj, nuk dua askush t’a përjetojë. Vrasësit që prenë jetën e këtij voglushi nuk e meritojnë të shohin dritën e lirisë kurrë më në jetën e tyre prandaj le të bëhemi bashkë dhe le të kërkojmë që ata të ballafaqohen me drejtësinë që e kanë hak”, ka shkruan në profilin e tij në fb, Arianit Xhaferi.

Visar Vishka, aktor: Asnjë medium maqedons nuk e publikoi ngjarjen tragjike të Almirit, vetëm se ishte shqiptar

visar vishka

“Ka ndërruar jetë fëmija 4-vjeçar pasi është shkelur me makinë me paramendim nga qelbësira. U mundova që ta gjej ngjarjen e plotë në gjuhën maqedonase, mirëpo ngaqë kryerësi i veprës penale është maqedonas ndërsa viktima shqiptarë, askush nuk e ka publikuar ngjarjen. Le ta marrin dikush nga portalet shqiptare dhe ta përkthen në gjuhën maqedonase dhe t’ju ngrihet gjaku kur ta kuptoni se ku jetojmë dhe sa është e “madhe” solidarizimi ndërmjet nesh. Paramendoni të ndodhte e kundërta, çfarë kishit bërë”, ka shkruar Visar Vishka në facebook.

Pas rastit tragjik, gjykata ka caktuar paraburgim 30 ditor për maqedonasin e tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë Rexhail Ismaili bën thirrje për qetësi dhe t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Nga Agron HOTI: Dioptri sa më e mprehtë ndaj mbikëqyrjes së donacioneve në Kosovë

Nga Agron HOTI: Dioptri sa më e mprehtë ndaj mbikëqyrjes së donacioneve në Kosovë

Putin paralajmëron: nëse Finlanda hyn në NATO, do reagojmë ushtarakisht

Putin paralajmëron: nëse Finlanda hyn në NATO, do reagojmë ushtarakisht

I dërguari i Athinës në kongresin e PBDNJ-së: me Ramën asnjë ministër nga minoriteti, me Nanon e Berishën ishte ndryshe

I dërguari i Athinës në kongresin e PBDNJ-së: me Ramën asnjë ministër nga minoriteti, me Nanon e Berishën ishte ndryshe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni