Kryeprourorja e përkohshme Arta Marku ka ndryshuar strukturën e organit të akuzës duke shkrirë drejtorinë e hetimit. Struktura e re e Prokurorisë së Përgjithshme do të përbëhet nga katër drejtori të rëndësishme.
Me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi, prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.
Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re janë:
Drejtoria Gjyqësore
Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve
Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve
Drejtoria e Inspektimit
Marku ka zhvilluar një takim me stafin drejtues dhe ka vendosur që struktura e re do t’u prezantohet të gjitha prokurorive në rrethe.
Me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe.
Këto ditë do të definohet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut. /tesheshi.com/