Gjykata e Vatikanit dënoi një ish-diplomat të Selisë së Shenjtë për pesë vjet burg për posedim dhe shpërndarje të materilave pornografike te fëmijët. Ky ishte gjyqi i parë i këtij lloji në Vatikan.
Monsinjor Carlo Capella pranoi se ai kishte parë e më pas shpërndarë imazhe gjatë një periudhe, siç e quajti ai “të brishtë”, kur shërbente në ambasadën e Vatikanit në Uashington.
Presidenti i Tribunalit, Giuseppe Dalla Torre lexoi verdiktin të shtunën pas një gjyqi dy-ditor në të cilin Capella u ndëshkua me 5 vite burg. Ai e cilësoi episodi “vetëm një pengëse në rrugën klerikale”, duke theksuar se ai dëshiron të vazhdojë të kontribuojë në misionin e tij fetar. /tesheshi.com/