Kardinali Victor Manuel Fernandez, drejtor i Zyrës për Doktrinën e Besimit në Vatikan, konfirmoi se dokumenti Fiducia Supplicans, i miratuar në vitin 2023 gjatë pontifikatit të Papa Françeskut, do të mbetet në fuqi nën kreun e ri të Kishës Katolike, Papa Leo XIV.
Ky dokument përfaqëson vijimin e qasjes së diskutueshme në marrëdhënien e Kishës Katolike drejt të ashtuquajturave “bashkime të parregullta”, ndërmarrë nën Franceskun e ndjerë, duke u lejuar priftërinjve, në kushte të caktuara, të bekojnë çiftet që nuk janë në një martesë tradicionale kishtare – duke përfshirë çiftet e të njëjtit seks, si dhe njerëzit që janë martuar tashmë.
“Ky dokument absolutisht nuk do të zhduket,” tha Kardinali Fernandez, duke e bërë të qartë se Fiducia Supplicans do të mbeten të vlefshëm pavarësisht ndryshimit të udhëheqësit suprem.
Edhe pse Papa Leo XIV, i cili u zgjodh në maj të këtij viti pas vdekjes së Papa Françeskut, ende nuk e ka deklaruar publikisht qëndrimin e tij mbi bashkimet e të njëjtit seks, vendimi i tij për të mos ndryshuar statusin e dokumentit po interpretohet si një shenjë vazhdimësie me frymën reformiste të paraardhësit të tij.
Fiducia Supplicans nuk i njeh martesat e të njëjtit seks si sakrament dhe nuk lejon që ato të solemnizohen në kishë, por u lejon priftërinjve të administrojnë të ashtuquajturat “bekime spontane”. Këto bekime nuk janë pjesë e një liturgjie formale, nuk kërkojnë një ceremoni të veçantë dhe nuk shprehin miratimin e një mënyre jetese, por përkundrazi përfaqësojnë një akt baritor mëshire dhe afërsie shpirtërore.
Vendimi për të mbajtur në fuqi Fiducia Supplicans tregon se si Kisha Katolike po i nënshtrohet dalëngadalë realiteteve të mbrapshta të shoqërisë bashkëkohore.