Veç banorëve të zonës, këtë herë, ai që ka kërkuar rikonstruktimin e plotë të rrugës “Sami Frashëri” ka qenë kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
“Rruga “Sami Frashëri”, nga sheshi “Wilson” drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet i Bashkisë, pasi është lënë pas dore”, ka thënë Vasili.
Si banor i vjetër i kryeqytetit dhe si deputet, Vasili është shprehur se pret nga bashkia një reagim serioz. “Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, ka thënë Vasili, duke i tërhequr në një farë mënyre “veshin” kreut të bashkisë, Erion Veliaj. /tesheshi.com/