Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për “pirjen e gjakut” ndaj popullit.
Vasili shkruan se kjo ishte një shaka e zezë e kryeministrit, ndërsa përmend koncesionet, shpenzimet e luksit për zyrat dhe ikjet masive të shqiptarëve, si “pirje gjaku”.
“Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku.
Edhe dhjetëra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku.
Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku”, shkruan Vasili në rrjetet sociale. /tesheshi.com/