Mediat ukrainase raportojnë se bashkëshortja e ish-deputetit Igor Kotvitski, ka tentuar të nxjerrë nga Ukraina 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro.
Paratë u gjetën nga rojet kufitare hungareze dhe u detyruan t’i raportonin, njoftoi organizata mediatike Nexta.
Ajo u përpoq të largohej nga vendi përmes provincës së Transcarpathia.
“Sipas informacioneve operative, doganierët e kanë kapur atë duke kontrabanduar 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro përtej kufirit shtetëror, në pikën e kontrollit Vilok në Hungari. Paratë ishin në valixhe pa deklaratë dhe pa rregullore doganore”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Interfax.
Thuhet se ka nisur procedimi penal sipas nenit 2 të nenit 364 të Kodit Penal të Ukrainës. Sipas shkrimit, dënimi është nga tre deri në gjashtë vjet burg. /tesheshi.com/