“Lakuriqët” ia kanë vështirësuar punën vetes duke barazuar 1-1 në shtëpi përballë Las Palmas-it, në kuadër të çerekfinaleve së Kupës së Mbretit. Një autogol i Wilfried Zahibo-s mund të jetë përcaktues për vijimin më tej të skuadrës nga Kanaria, që befasisht mund ta shohë veten në gjysmëfinale.
Një fije shprese për Valencia-n, skuadrën e drejtuar nga Gary Neville, ka sjellë goli i realizuar në pjesën e dytë të lojës nga Francisco Alcacer, por që nuk ka mundur t’i shmangë fishkëllimat e publikut vendas në fundin e ndeshjes.
Në duelin tjetër të çerekfinaleve, Sevilla ka triumfuar 2-0 përballë Mirandes-it. Pavarësisht se nuk bënë lojë të bukur, andaluzianëve u mjaftuan golat e realizuar nga N’Zonzi dhe Vitolo për të hedhur hapin e parë drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit. /tesheshi.com/