Ajo që pritej ndodhi. Presidenti Meta nuk do dekretojë datë të rë zgjedhjesh për Shkodrën pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit të dalë nga 30 Qershori.
Më një “zog politik” në dorë të “rënë nga qielli”, kreu i shtetit gjeti rastin për të këmbëngulur dhe njëherë te “13 Tetori” i tij.
“Zgjedhjet e 13 tetorit janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara, përfshirë këtu edhe Shkodrën. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë, pra Voltana Ademi”, tha Meta.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka vendosur që ta konstituojë Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe prej aty të nxjerrë një N/Kryetar që do e drejtojë përkohësisht qytetin verior. /tesheshi.com/