Në Gjermani, më të kënaqurit nga vala e refugjatëve të ardhur nga Lindja janë shtëpitë botuese.
Një e tillë, “Hueber”, informoi se shitjet e librave për mësimin e gjuhës gjermane janë rritur 30 për qind gjatë vitit 2015.
“Shitjet e metodave të gjermanishtes janë rritur ndjeshëm”, thanë drejtues të shtëpisë tjetër botuese, ”Langenscheidt”.
Sakaq, shitje të madhe kanë dhe fjalorët gjermanisht-arabisht. /tesheshi.com/