Rumania, një shtet gjithsesi jo shumë i prekur nga vala e refugjatëve, të paktën jo aq sa fqinja e saj, Hungaria, po rrit monitorimin e kufirit me Serbinë në përpjekje për të frenuar kalimet e paligjshme.
Sipas autoriteteve të Bukureshtit, masat përfshijnë vendosjen e personelit shtesë, më shumë njësi me qen, kamera infra të kuqe, si dhe një helikopter në zonën kufitare.
Si një vit më parë në këtë kohë, vala e refugjatëve nga zonat e luftës, por jo vetëm, drejt Europës Perëndimore, kryesisht Gjermanisë, ishte në pikun e vet, duke shënuar dhe shumë raste apo skena tragjike, sidomos në Maqedoni dhe Hungari.
Dhe llogaritet që për një vit, të kenë kaluar nëpër Ballkan afro 1 milion refugjatë. /tesheshi.com/