Pas ditësh me rritje galopante infektimesh, në atë që mund të quhet “vala e dytë”, ajo në kushte lirie, Shqipëria ka regjistruar një ulje në 24 orë me vetëm 50.
“Në 24 orët e fundit, si rezultat i 333 testeve janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 50 persona, si raste kontakti, por edhe vatra të reja, për të cilën ministria shprehet se ka nisur një hetim epidemiologjik. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient nga Tirana, 82-vjeçe e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 38”, u tha në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, Kosova ka shënuar një tjetër rritje dhe një tjetër rekord: 144 infektime në 24 orë.
Kujtojmë se një situatë e ngjashme është dhe në vende të tjera, ku hapja po paguhet me koston e shtimit të rasteve me infeksion koronar. Kjo ka çuar në alarmin e një tjetër rikthimi të mundshëm në masa kufizuese, siç në muajt mars, prill dhe maj. /tesheshi.com/