Albin Kurti priti një kontigjent vaksinash, me të cilat do nisë imunizimi i personave mbi 65 vjeç.
Bëhet fjalë për 38,400 doza të ardhura përmes programit COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen në vendet e varfra.
Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga COVAX, pasi më 28 mars arriti dërgesa e parë me 24.000 doza.
Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.
BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.
Ndërkohë, radhë të gjata në pritje të vaksinimt janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Niman Bardhi, koordinator për vaksinim tha se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.
“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla ‘1 Tetori’. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën ‘1 Tetori’”, tha Bardhi për REL. /tesheshi.com/