“Bea, cili është ndryshimi mes Dubait dhe Abu Dabit?” Kështu ka nisur batuta e një babai anglez, i cili i është drejtuar së bijës dhe përpara se batuta të mbaronte, ajo ka shpërthyer në të qeshura.
“Por nuk kam përfunduar ende”,- proteston i ati mes të qeshurash. Në fund ai arrin të përfundojë fjalinë: “Në Dubai njerëzit nuk shikojnë Flinstones, ndërsa në Abu Dabi, po”.
Vajza, duke mos e ditur aspak se ku bie Abu Dabi, shpërthen në të qeshura aq shumë, saqë videoja e saj është duke bërë xhiron në internet. /tesheshi.com/