Një 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm, për tre vite ajo nuk mund të thoshte dot një fjalë, duke komunikuar vetëm nëpërmjet fotografive.
Coco Bradfod, 5 vjeç, kishte filluar të fliste rreth moshës 2-vjeçare, por më pas pushoi tërësisht. Ajo e theu heshtjen këtë javë kur i habiti prindërit e saj duke kërkuar më shumë bukë të thekur.
“Ishte një moment vërtet magjik. Fjalët e saj ishin ekzaktësisht: ‘Dua më shumë bukë të thekur të lutem’. Ajo vazhdonte ta thoshte atë dhe ne ishim shumë të lumtur”, deklaroi e ëma e saj, 48 vjeçe, pasi vajza foli pas tre viteve heshtje. /tesheshi.com/