Në Shtëpinë e Bardhë, Sasha Obama, e bija e Presidentit amerikan përmbushte vaktet e saj ushqimore nga një staf kuzhinierësh që punonin për të.
Por në verë, vajza e madhe e Barack-ut, mëson se çfarë do të thotë t’i shërbesh të tjerëve duke punuar në një restorant me ushqime deti.
15-vjeçarja Sasha, tani po punon në restorantin e quajtur Nancy, që është i njohur për zonën për ushqimet e detit dhe milkshake.
Në foto duket vajza e Obamës me uniformën e punës që merr urdhrat nga klientët e uritur.
Në restorant, Boston Herald raporton se Sasha ka përdorur emrin e gjatë të saj Natasha. Ajo aty mbrohet nga 6 agjentë sekretë që janë të vendosur përreth restorantit. /tesheshi.com/